Lajmet

Një frabikë e Nokia-a bastiset në Indi nga autoritetet tatimore të vendit

Publikuar , 09 Janar 2013
0
Një frabikë e Nokia-a bastiset në Indi nga autoritetet tatimore të vendit

Nokia.Një fabrikë e Nokias në Chennai të Indisë u bastis gjatë të martës nga autoritetet shtetërore për taksa.

Sipas Reuters, ku së pari raportoi për këtë incident, Nokia konfirmoi për agjencinë e lajmeve që një bastisje ishte bërë në një zyrë në qytetin jugor indian dhe që ndërmarrja është duke bashkëpunuar me hetuesit, por mohoi që të ofrojë më shumë hollësi.

Taksa besohet të jetë rreth 543 milionë dollarë, treguan për Reuters zyrtarët.

Ndërmarrjet e teknologjisë zakonisht gjejnë rrugë ligjore për të ruajtur taksat në tregjet ndërkombëtare.

Apple, për shembull, gjatë nëntorit u raportua që pagoi më pak se 2 për qind në taksa për përfitimet e arritura nga vendet jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Google po ashtu ka gjetur rrugë për të ruajtur fitimet e veta.

Natyra e hetimeve të Nokia-s në Indi ende nuk është e njohur. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Nokia X71 është telefoni i parë i kompanisë me kamër nën ekran

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>