Blog

Një fshat në Itali kap në 10 ditë 58,000 drejtues makinash që shkelnin limitet e shpejtësisë

Publikuar , 21 Nëntor 2018
0
Mesatarisht një mjet shkelte limitin e 50 km/h çdo pak minuta ku shpejtësia më e lartë e regjistruar ishte 135 km/h. Një fshat në Itali kap në 10 ditë 58,000 drejtues makinash që shkelnin limitet e shpejtësisë

Prej vitesh të 120 banorët e moshuar të fshatit Acquetico në veriun e Italisë kishin frikë të kapërcenin rrugën nga mjetet të cilat ecnin me shpejtësi në rrugën kryesore të tij.

Si përgjigje, kryetari i komunës urdhëroi instalimin e një kamera shpejtësie dhe ai dhe bashkëqytetarët e tij u shastisën kur panë të dhënat e grumbulluara në 10 ditët e para.

Gjatë kësaj periudhe kohore u zbuluan 58,568 shkelje të limiteve të shpejtësisë.

Mesatarisht një mjet shkelte limitin e 50 km/h çdo pak minuta ku shpejtësia më e lartë e regjistruar ishte 135 km/h.

Kryetari i komunës tha se fshati qëndron në një rrugë e cila lidh Piedmontin me bregdetin dhe shoferët e zgjedhin këtë kalim për të shmangur kontrollet, gungat e shpejtësisë dhe kamerat.

Madje motorçiklistët e pëlqejnë këtë rrugë për shkak të kthesave dhe kushteve të mira që ofron për garime. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pse telefonët tanë kanë nevojë për më shumë se një kamër?

Lajmet e fundit>