Biznes

Një furnizuesve kryesorë të Apple hedh dyshime mbi modelin e ardhshëm të iPhone

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Qershor 2020
0
iPhone zakonisht prezantohen në Shtator dhe shtyrja e këtij debutimi do të kishte impakt serioz mbi rezultatet financiare të kompanive të përfshirë të prodhimin e tij. Një furnizuesve kryesorë të Apple hedh dyshime mbi modelin e ardhshëm të iPhone

Nuk ka një deklaratë zyrtare nga vetë kompania, por Bloomberg raporton se CEO i Broadcom, një prej furnizuesve kryesorë të Apple, kishte thënë se lançimet e produkteve të reja me teknologjinë e kompanisë së tij do të shtyhen me disa javë.

iPhone zakonisht prezantohen në Shtator dhe shtyrja e këtij debutimi do të kishte impakt serioz mbi rezultatet financiare të kompanive të përfshirë të prodhimin e tij.

Gjatë një telefonate prej 8 minutash me investitorët, Hock Tan duke marrë si referencë një kompani të madhe Amerikane, dhe e kishte fjalën për Apple, kishte thënë se do të kontribuonte rritje të ardhurash dyshifrore në përqindje për Broadcom por jo në të njëjtën periudhë si vitet e kaluara.

Ai kishte thënë se kompania e tij do të përfshihej në produktin e ri të Apple por kishte hedhur dyshime mbi kohën e lançimit.

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar probleme logjistike dhe çrregulluar industri të tëra duke bërë që njerëzit të punojnë nga shtëpia. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Surpriza e keqe e iPhone 12 do të jetë e parëndësishme për pjesën më të madhe të konsumatorëve