Lajmet

Një gabim i FIFA 20 ekspozon informacionet personale të lojtarëve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Tetor 2019
0
EA Sports e cila publikon lojën kërkoi falje për gabimin duke thënë se privatësia dhe siguria e lojtarëve është e rëndësishme për ta. Një gabim i FIFA 20 ekspozon informacionet personale të lojtarëve

Kompania pas video lojës Fifa thotë se është duke hetuar pse informacionet personale të disa lojtarëve janë ekspozuar tek lojtarët e tjerë.

Ata që përpiqeshin të regjistroheshin në Fifa 20 Global Series gjetën formën e regjistrimit online të plotësuar me informacionet e të tjerëve.

EA Sports e cila publikon lojën kërkoi falje për gabimin duke thënë se privatësia dhe siguria e lojtarëve është e rëndësishme për ta.

Problemi bëri që adresat e e-mail-it të disa lojtarëve dhe datëlindjet të ekspozoheshin në formën e regjistrimit.

Sipas EA Sports janë prekur 1,600 njerëz. Kompania thotë se ka gjetur burimin e problemit dhe ishte konfidente se lojtarët nuk kanë për të parë të njëjtin gabim përsëri. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google heq një hartë të Kurdistanit nga shërbimi i hartave Maps

Tags >

EAFIFA 20
Lajmet e fundit>