Blog

Një gabim trashanik dërgon informacionin e Google në Kinë

Nov 13 2018
0 Shpërndarje
Gabimi u përhap edhe në rrjete të tjera duke bërë të trafiku i Google të kalonte nga Kina dhe Rusia. Një gabim trashanik dërgon informacionin e Google në Kinë

Për mëse një orë të dhënat e Google Search dhe shërbimeve cloud ikën në drejtim të “paditur” si rezultat i një gabimi trashanik nga një ISP Afrikane.

Të dhënat ikën në drejtimin e gabuar kur MainOne Cable, një kompani Nigeriane, përditësoi të dhënat e adresave të rrjetit.

Gabimi u përhap edhe në rrjete të tjera duke bërë që trafiku i Google të kalonte nga Kina dhe Rusia.

Në një cicërimë MainOne tha se gabimi ishte bërë gjatë një përditësimi të planifikuar.

Gabimi është rregulluar brenda 74 minutave.

Të gjitha rrjetet globale vazhdimisht këmbejnë informacion për të arritur çdo cep të globit. Një gabim i një rrjeti të vetëm dhe trafiku shkon në drejtim të gabuar.

Google kishte mësuar rreth gabimit por nuk e dinte nga vinte. Të Hënen Cloudflare gjithashtu pati probleme si rezultat i gabimit të MainOne Cable. /PCWorld Albanian

Tags >

Google
Lajmet e fundit>