Blog

Një gjykatë Amerikane mban gjyqin e parë përmes platformës Zoom

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Maj 2020
0
Në 39 shtete Amerikane, sistemet gjyqësore kanë inkurajuar gjykatësit të dëgjojnë rastet përmes telefonëve dhe video konferencave. Një gjykatë Amerikane mban gjyqin e parë përmes platformës Zoom

Me proceset gjyqësore të cilat janë bllokuar për shkak të pandemisë së koronavirusit kudo në botë, një gjykatë Amerikane në Teksas po provon diçka të re: të vijojë procesin gjyqësor përmes platformës Zoom.

Besohet se është procesi i parë gjyqësor që mbahet në SHBA përmes një platformë video konferencash. Më shumë se 20 juristë ju bashkuan këtij procesi përmes smartfonëve, laptopët dhe tabletëve e madje u transmetua edhe live në YouTube.

Procesi gjyqësor një ditor tregoi një version të shkurtër të rastit dhe dha një vendim jo final. Palët të cilat kanë parë rastin e tyre të trajtohet përpara gjykatësit do të diskutojnë dhe të përpiqen të negociojnë një marrëveshje.

Gjykatat kanë bllokuar aktivitetin e tyre që prej muajit Mars nën presioni e pandemisë së koronavirusit. Në 39 shtete Amerikane, sistemet gjyqësore kanë inkurajuar gjykatësit të dëgjojnë rastet përmes telefonëve dhe video konferencave.

Në 2019-ën mesatarisht trajtoheshin në gjykata 186 raste në javë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Opsioni i ri i WhatsApp duhet të neutralizojë informacionet e rreme

Tags >

Zoom