Gjykata e dytë më e lartë Evropiane mbajti në fuqi gjobën me vlerë 2.4 miliardë euro nga Komisioni Evropian në drejtim të Google për shkelje të ligjeve të konkurrencës me motorin e kërkimit.
Google apeloi vendimin por Gjykata e Përgjithshme Evropiane rrëzoi kërkesën dhe mbajti në fuqi gjobën. Google tashmë ka opsionin e apelimit në gjykatën më të lartë, Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.
Gjiganti i kërkimit është goditur nga dy gjoba të tjera, një për Android dhe një për AdSense në 2018-ën dhe 2019-ën respektivisht. Çështja e tyre po kalojnë nëpër të njëjtin proces apelimi si ai që Google humbi sot.
Gjykata e Përgjithshme tha se ka parë mjaftueshëm prova se sjellja e Google ka qenë e dëmshme për konkurrencën duke favorizuar shërbimet e saj në kurriz të konkurrentëve.
Nuk është hera e parë që kjo gjykatë merr në shqyrtim padi të Komisionit Evropian. Në Korrik të 2020-ës trupi gjykues tha se Komisioni kishte dështuar të provonte sjellje anti-konkurruese të Apple me mbështetjen e taksave që mori nga qeveria Irlandeze. /PCWorld Albanian