Biznes

Një gjykatë federale në SHBA thotë se Big Tech nuk mund të përdorë Amendamentin e Parë për të censuruar

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Shtator 2022
Padia sfidon HB 20, një projektligj i Teksasit nënshkruar nga guvernatori Greg Abbott për rregullimin e platformave të medias sociale të cilat numërojnë mbi 50 milionë përdorues çdo muaj. Një gjykatë federale në SHBA thotë se Big Tech nuk mund të përdorë Amendamentin e Parë për të censuruar

Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara mbajti në fuqi një ligj ditën e Premte që shkon për të parandaluar censurën e platformave të medias sociale.

Vendimi, i cili është një fitore e madhe për republikanët të cilët thonë se Twitter e Facebook kufizojnë lirinë e shprehjes, një hap i madh në betejën ligjore që mund të përfundojë në Gjykatën Supreme.

Padia sfidon HB 20, një projektligj i Teksasit nënshkruar nga guvernatori Greg Abbott për rregullimin e platformave të medias sociale të cilat numërojnë mbi 50 milionë përdorues çdo muaj.

Në opinionin e tij, gjykatësi federal Andrew S. Oldham tha se platformat kishin bërë një interpretim të pazakontë të Amendamentit të Parë ku mbi lirinë e shprehjes së një individi qëndronte nën të drejtën e një korporate për të penguar këtë liri.

“Sot ne refuzojmë idenë se korporatat kanë të drejtë që gjoja buron nga Amendamenti i Parë për të censuruar atë çfarë njerëzit thonë,” vijoi gjykatësi Oldham.

Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit Ken Paxton, i cili mbron HB 20, tha në Twitter, “Siguruam një fitore të madhe për kushtetutën dhe lirinë e shprehjes në gjykatën federale. BigTech nuk mund të censurojnë zërat politikë të asnjë banori të Teksasit!”

NetChoice, një organizatë jofitimprurëse e cila përfaqësonte Meta në gjykatë kundër ligjit të Teksasit, tha përmes një deklarate se ishin të zhgënjyer nga vendimi. “Jemi të bindur se kur gjykata supreme të dëgjojë rastin tonë, do të afirmojë të drejtat e uebsajteve, platformave dhe aplikacioneve që burojnë nga Amendamenti i Parë.”

Vendimi i ditës së Premte krijoi kushtet për një “ndarje të qarkut” e cila rrit shanset që çështja të shkojë në Gjykatën Supreme.

LEXO EDHE:  Twitter gati të pranojë ofertën e blerjes nga Elon Musk

/PCWorld Albanian