Lajmet

Një gjykatë në Holandë thotë se është e paligjshme përgjimi i punonjësve

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Tetor 2022
Kompania tha se kishte larguar nga puna për refuzim për të punuar dhe mosbindje. Megjithatë punonjësi tha se nuk ndihej rehat duke u monitoruar gjithë ditën. Një gjykatë në Holandë thotë se është e paligjshme përgjimi i punonjësve

Një gjykatë në Holandë vendosi se një kompani Amerikane kishte shkelur ligjin vendas për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve duke i detyruar të mbajnë kamerat e hapura në orët e punës.

Punësuar nga kompania Amerikane e telemarketingut Chetu, një punonjës u pushua nga puna sepse kishte refuzuar të monitorohej “për nëntë orë në ditë” nga një program që vëzhgonte ueb kamerën dhe atë çfarë gjendej në ekranin e kompjuterit të tij.

Kompania tha se kishte larguar nga puna për refuzim për të punuar dhe mosbindje. Megjithatë punonjësi tha se nuk ndihej rehat duke u monitoruar gjithë ditën.

“Është një shkelje e privatësisë sime dhe më bën të ndihem jo rehat. Është kjo arsyeja pse kamera ime nuk rri ndezur,” kishte thënë ai sipas dokumentet të dërguara në gjykatë.

“Gjurmimi përmes kamerës për 8 orë në ditë është e papranueshme dhe nuk lejohet në Holandë,” shkruante vendimi duke shtuar se gjithashtu shkelte Artikullin 8 të Konventës Evropian për të Drejtat e Njeriut.

Gjykata tha se Chetu kishte larguar nga puna punonjësit në mënyrë të padrejtë dhe duhej të paguante një gjobë prej 50 mijë dollarësh së bashku me pagat e tij, kostot e gjyqit dhe pushimet që nuk i kishte marrë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung lançon edicionin e ri në ngjyrë vjollcë të Galaxy S22