Një gjykatë Amerikane vendosi se Apple ka të drejtë të bllokojë videon lojën Fortnite nga App Store.
Megjithatë gjiganti i teknologjisë nuk mund të bllokojë llogaritë e zhvilluesit e as të kompromentojë motorin grafik Unreal i cili përdoret edhe nga palë të treta për të krijuar video lojëra.
Vendimi do të zgjasë deri më 28 Shtator kur një dëgjesë e plotë e çështjes do të bëhet. Apple dëboi Fortnite nga App Store pasi Epic theu rregullat e dyqanit të aplikacioneve për të protestuar politikat e kompanisë.
Epic tha se Apple e kishte kërcënuar me ndërprerjen e mjeteve të zhvilluesve. Kushtet e përdorimit të App Store për të shpërndarë dhe shitur aplikacione e shërbime thonë se Apple merr 30% të të ardhurave gjeneruar nga blerjet dixhitale, dhe zhvilluesit nuk mund të përdorin sistemet e tyre.
Google bën të njëjtën gjë me Play Store. /PCWorld Albanian