Një grup hakerash Kinezë të njohur si Tencent Keen Security Lab Team ka fituar 215,000 dollar falë tre “exploit-ëve” të zhvilluar për Nexus 6P dhe iPhone 6S.
Hakimet u realizuan gjatë evenimentit MobilePwn2Own organizuar nga Trend Micro. Grupi në fjalë rrëmbeu gjysmën e shpërblimeve totale të aktitivtetit pas hakimit me sukses të Nexus 6P, Galaxy S7 dhe iPhone 6S.
Ekipi Keen shkatërroi një Nexus 6P i përditësuar me versionin më të fundit të Android dhe arnimeve të sigurisë brenda 5 minutave. Ata arritën të instalonin një aplikacion të dëmshëm pa ndërveprimin më të vogël nga ana e përdoruesit.
Vetëm kjo përpjekje u siguroi atyre 100,000 dollar. Më pas ata arritën të instalonin një aplikacion mashtrues në iPhone 6S por që nuk i rezistoi një rindezjeje të telefonit. Megjithatë arritën të shtinin në duar fotot e iPhone 6S.
Të gjitha dobësitë e zbuluara nga konkursi janë dërguar paraprakisht nga Trend Micro tek Apple dhe Google brenda të gjitha rregullave standarte të zbulimit. (PCWorld Albanian)
[youtube id=”2fXLjgjT6wk”]