Lajmet

Një grup Kinez hakerash po bën kërdinë në Azi

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Maj 2020
0
Sipas Check Point këto sulme kanë pasur një qëllim, krijimin e një inteligjence gjeopolitike në Azi. Një grup Kinez hakerash po bën kërdinë në Azi

Një grup Kinez hakerash ka kryer spiunazh kibernetik ndaj qeverive të huaja në Azi sipas firmës së sigurisë kibernetike Check Point.

Grupi i quajtur Naikon, raportohet se ka sulmuar qeveritë në Australi, Indonezi, Filipine, Vietnam, Tajlandë, Mjanmar dhe Brunei duke shënjestruar ministritë e punëve të jashtme, të shkencës dhe teknologjisë.

Sipas Check Point këto sulme kanë pasur një qëllim, krijimin e një inteligjence gjeopolitike në Azi. Metoda më e përdorur e sulmit është phishing. Naikon krijon e-mail të duken sikur janë zyrtare me informacione interesi për objektivat.

Nëse viktima hap përmbajtjen e bashkëngjitur të një e-mail-i të tillë, mund të infektohej me maluerë, konkretisht “backdoor” quajtur Aria-body. Me këtë backdoor një haker mund të aksesojë rrjetet e viktimës apo pjesë të ndryshme të infrastrukturës për të nisur sulme të reja.

Objektivi kryesor i Naikon janë infiltrimi i infrastrukturave qeveritare, tha Check Point. Është një grup i mirënjohur hakerësh i cili u largua nga vëmendja jonë 2015. Përgjatë 5 viteve të fundit ky grup është përpjekur maksimalisht të shmangë zbulimin dhe zhvilluar mjete si Aria-body.

Për të shmangur zbulimin ata përdornin mjetet e grupit Rus të hakëreve APT. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Dizajni radikal i iPhone të 2020 merr formë

Tags >

Hakerët