Siguri

Një grup sugjeron braktisje masive të Facebook me 31 maj

Publikuar , 17 Maj 2010
0
Një grup sugjeron braktisje masive të Facebook me 31 maj

Fushata rrinë pas ankesave të vazhdueshme se gjiganti social është duke shkatërruar privatësinë e përdoruesve me “grafikun e saj të hapur”, model që shton lidhjet Facebook në faqe tjera anembanë internetit. Gjatë këtij procesi janë paraqitur një mori lëshimesh, e të cilat kanë vënë në rrezik edhe të dhënat personale, pavarësisht se bëhej fjalë për një periudhë shumë të shkurtë.

Megjithatë tentimi i organizuar për të shtyrë njerëzit që të braktisin llogaritë e tyre në Facebook nuk duket se ka tërhequr vëmendjen e 400 e më shumë përdoruesve të Facebook.

Deri më tani në kuadër të ueb faqes së grupit para këtij veprimi janë regjistruar mbi 3600 anëtarë, të cilët pajtohen për braktisjen e llogarisë dhe do ta bëjnë këtë me 31 maj.

Në anën tjetër, për ironi në Facebook ndodhet edhe një faqe e quajtur “Quit Facebook Day”, të cilën e kanë pëlqyer më shumë se 1.900 përdorues.

Për kontrast duket se këto faqe si “Më pëlqen Facebook” apo “E urrej Facebook” nuk duket se gjenerojnë anëtarësi të madhe të përdoruesve, kur kihet parasysh se grupe shqiptare si “Apartamenti 2XL” kanë mbi 250.000 anëtarë, e nuk merren me këso lloj çështjesh si anëtarësim apo ç’antarësim.

Facebook në anën tjetër nuk ofron të dhëna rreth numrit të përdoruesve që kanë fshirë profilet e tyre, por në përgjithësi numrat qartë po shkon në drejtim të regjistrimit të përdoruesve të rinj. Javën e kaluar një zëdhënëse deklaroi për CNN se Facebook ka shtuar mbi 10 milion përdorues aktiv qysh prej fundit të muajit prill.

E çfarë do të bëni ju? A do t’i bashkëngjiteni lëvizjes për braktisje të Facebook? Apo do të injoroni këtë lëvizje, dhe nuk do t’iu bëhet vonë për “Ditën e Braktisjes së Facebook”…

LEXO EDHE:  Samourai Wallet, portofoli i monedhave kriptografike detyrohet nga Google të heqë funksione sigurie

Lajmet e fundit>