Lajmet

Një haker Amerikan shpallet fajtor për vjedhjen e Apple ID të yjeve të NBA dhe NFL

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Prill 2019
0
Kurdo që ai merrte kredencialet, përpiqej të ndryshonte informacionin e kartave të kreditit. Ai do të përdorte ato para për të paguar udhëtime, blerë mobilje dhe transferuar. Një haker Amerikan shpallet fajtor për vjedhjen e Apple ID të yjeve të NBA dhe NFL

Fundi i Celebgate nuk ishte fundi i përpjekjeve për hakimin e njerëzve të famshëm. Një haker Amerikan u shpall fajtor sepse kishte vjedhur Apple ID e atletëve, përfshirë yje në NBA dhe NFL si dhe reperë të ndryshëm.

Të paktën prej Marsit 2015 Kwamaine Ford kishte mashtruar yjet duke i nxitur të vendosin kredencialet e tyre në fushata phishing ndërsa sillej si një teknik suporti i Apple.

Kurdo që ai merrte kredencialet, përpiqej të ndryshonte informacionin e kartave të kreditit. Ai do të përdorte ato para për të paguar udhëtime, blerë mobilje dhe transferuar.

Mbi Ford rëndonin jashtë akuza në Prill të 2018-ës por u shpall fajtor vetëm për njërën, atë të mashtrimit kompjuterik dhe vjedhjes së identitetit. Dënimi i tij pritet të jetë më 24 Qershor.

Zyrtarët nuk dhanë emrat e viktimave e as dëmit që ju është shkaktuar na Ford. Nuk dihet sesa kohë Ford do të shpenzojë pas hekurave por në skandalin Celebgate, dënimi më i madh i dhënë ishte më pak se tre vite burg.

Megjithatë shërben si përkujtues se skemat phishing mund të prekin këdo, edhe yje sporti e muzike. Por për hakerë duhet të jetë e qartë se krime të tilla nuk do të kalojnë më të pa trazuara nga autoritetet në një epokë interneti që po jeotjmë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mbi 100 milion kompjutera Mac janë aktivë në mbarë botën

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>