Lajmet

Një haker pretendon se mund të fshijë profilin në Facebook të Zuckerberg dhe ta transmetojë live

Sep 28 2018
0 Shpërndarje
Nëse arrin me sukses të bëjë atë që ka premtuar, profili i Zuckerberg do të pësonte një sulm të ngjashëm me të 2013-ës. Një haker pretendon se mund të fshijë profilin në Facebook të Zuckerberg dhe ta transmetojë live

Një haker nga Tajvani pretendon se mund të fshijë profilin e Mark Zuckerberg në Facebook dhe do ta bëjë këtë gjatë një transmetimi live ditën e Dielë.

Chang Chi-yuan, një gjuetar shpërblimesh i cili ekspozon probleme sigurie në uebsajteve të ndryshme në këmbim të parave, u tha ndjekësve të tij në Facebook se do të fshinte llogarinë e Zuckerberg.

Chang ka një rekord zbulimi të probleme të sigurisë.

Nëse arrin me sukses të bëjë atë që ka premtuar, profili i Zuckerberg do të pësonte një sulm të ngjashëm me të 2013-ës.

Atë kohë një haker Palestinez kishte zbuluar një mënyrë sesi të publikonte në profilin e kujtdo në Facebook.

Ai shkroi në profilin e themeluesit të Facebook këto fjalë: “I dashur Mark Zuckerberg. Më fal për shkeljen e privatësisë tënde por nuk kisha zgjidhje tjetër pas shumë raportimeve që dërgova në Facebook.” /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>