Biznes

Një kompani e teknologjisë blockchain sapo u vlerësua me 10 miliardë dollarë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Dhjetor 2019
0
Themeluar në 2012-ën, fama e Ripple mori dhenë në 2017-ën ndërsa vlera e XRP, kriptomonedhën të cilën e krijoi, u rrit së bashku me kriptomonedhat e tjera. Një kompani e teknologjisë blockchain sapo u vlerësua me 10 miliardë dollarë

Startupi i teknologjisë blockchain Ripple ngriti një investim prej 200 milionë dollarë duke dërguar vlerën e kompanisë në 10 miliardë dollarë.

Themeluar në 2012-ën, fama e Ripple mori dhenë në 2017-ën ndërsa vlera e XRP, kriptomonedhën të cilën e krijoi, u rrit së bashku me kriptomonedhat e tjera.

Kompania e përdor Ripple për të lehtësuar transaksionet mes një rrjeti institucionesh financiare gjithashtu ka zhvilluar një sistem komunikimi ndërbankar, një alternativë e blockchain e Swift, që përdoret nga bankat për të dërguar para në mbarë botën.

Ndërsa vlera e kriptomonedhës XRP arriti deri në 3 dollarë në Janar të 2018-ës, kriptomonedha e tretë më e madhe në botë për nga vlera aktualisht këmbehet me vetëm 19 cent. Kriptomonedha u rrit me 3% menjëherë pas lajmit të financimit.

Ripple thotë se ka mbi 300 konsumatorë financiarë globalë. Madje ka nënshkruar disa marrëveshje me liderë dhe gjigantë të industrisë si Banka Santander dhe American Express.  /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një prej bursave më të mëdha në botë humbet 40 milionë dollarë në Bitcoin

Lajmet e fundit>