Lajmet

Një kompani Izraelite pretendon se mund të hakojë çdo model të iPhone

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Qershor 2019
0
Në faqen zyrtare të UFED Premium, Cellebrite thotë se sistemi do të lejojë policinë të aksesojnë të dhënat e aplikacioneve të palëve të treta. Një kompani Izraelite pretendon se mund të hakojë çdo model të iPhone

Firma Izraelite Cellebrite lançoi një sistem të ri i cili është i aftë të qaset në çdo model të iPhone, iPad dhe telefon Android.

Kompania prezantoi versionin e ri të Universal Forensic Extration Device, ose UFED, quajtur UFED Premium. Shërbimi i cili u krijua për të ndihmuar agjencitë ligjzbatuese në qasjen tek pajisje dhe telefonë të kyçur me fjalëkalime si iOS dhe Android, do të shitet për të gjithë palët institucionale të interesuara.

Kjo do të thotë se policia mund të hakojë pajisjen tuaj dhe ta përdorni si të duan.

Në faqen zyrtare të UFED Premium, Cellebrite thotë se sistemi do të lejojë policinë të aksesojnë të dhënat e aplikacioneve të palëve të treta, bisedave, e-mail-eve të ruajtura, përmbajtjeve të fshira e shumë të tjera.

Programi mund të aksesojë iPhone dhe iPad me iOS 7 deri në iOS 12.3 si dhe modelet Android të rangut të lartë si Samsung Galaxy S6 deri tek S9 dhe telefonët e pajisjet e Huawei, LG, Motorola dhe Xiaomi.

Asnjë kompani tjetër nuk zotëron teknologjinë e nevojshme për të aksesuar këtë gamë të gjerë pajisjesh iOS dhe Android, të paktën publikisht.

Cellebrite besohet se është firma e cila ka shkyçur iPhone 5C të atentatorit të San Bernardinos shumë të kërkuar nga FBI. Autoritetet kërkuan që Apple ta bënte por pasi refuzoi u drejtuan nga palët e treta siç është Cellebrite në këtë rast. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple shpërblen "heroin" e FaceTime

Lajmet e fundit>