Harduer

Një kompani Kineze ka ndërtuar një smartfon pa porta

Publikuar , 23 Janar 2019
0
Meizu Zero vjen me Bluetooth 5.0 dhe konektivitet wireless USB i cili transferon të dhënat po aq shpejtë sa edhe USB 3.0. Një kompani Kineze ka ndërtuar një smartfon pa porta

Disa prodhues telefonësh të frymëzuar nga Apple që vendosi të heqë portën e kufjeve 3.5mm, kanë vendosur të shkojnë më tutje.

Meizu prezantoi një telefon të ri të quajtur “Zero” dhe nuk ka jo thjeshtë një portë kufjesh, por asnjë portë. Madje nuk vjen me një fole për kartat SIM.

Me një trup prej 7.8mm, smartfoni ka dy kamera të pasme 12 dhe 20-megapiksel.

Meizu

Meizu Zero vjen me Bluetooth 5.0 dhe konektivitet wireless USB i cili transferon të dhënat po aq shpejtë sa edhe USB 3.0.

Ekrani i telefonit është 5.99-inç QHD OLED. Ai ka një kornizë disi të madhe për të akomoduar kamerën frontale 20-megapiksel.

Skaneri i shenjave të gishtërinjve është integruar nën ekran. Procesori është Snapdragon 845 dhe karikimi i telefonit realizohet nga teknologjia wireless 18W.

Gjithashtu mungesa e një karte SIM do të thotë se Meizi Zero do të përdorë teknologjinë eSIM. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një problem sigurie në Android qëndroi për 5 vite i fshehur

Lajmet e fundit>