Blog

Një kompani Kineze shpall të drejtat e autorit mbi foton historike të vrimës së zezë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Prill 2019
0
Përveç fotos së vrimës së zezë, Visual China Group njihet edhe për raste të ngjashme ku kishte shpallur të drejtat e autorit mbi flamurin Kinez. Një kompani Kineze shpall të drejtat e autorit mbi foton historike të vrimës së zezë

Për herë të parë patëm shansin të shikojmë foton e parë të një vrime të zezë dhe shkencëtarë festuan këtë ngjarje e cila na kujton sesa larg mund të na çojë shkenca.

Megjithatë një kompani Kineze vendosi të shfaqte pretendimet e veta për të drejtat e autorit të fotos historike.

Visual China Group, ofruesi më i madh në Kinë i fotografive dhe imazheve që shpeshherë i referohen si Getty i Kinës, u detyrua të mbyllej përkohësisht pas raportimeve se kompania kishte shpall të drejtat e saj të autorit mbi foton.

Imazhi i vrimës së zezë në të vërtetë i përket Observatorit të Evropës Jugore (ESO) dhe është publikuar në licencën Creative Commons Attribution 4.0.

Është shembulli i parë i një vrime të zezë e cila jo vetëm që është 6.5 miliardë herë më e madhe sesa Dielli ynë, por gjithashtu 55 milionë vite dritë larg nga Toka.

Fotot dhe materialet e publikuara nga ESO janë nën licencën CCA 4.0 dhe mund të shpërndahen pa asnjë pagesë.

Përveç fotos së vrimës së zezë, Visual China Group njihet edhe për raste të ngjashme ku kishte shpallur të drejtat e autorit mbi flamurin Kinez, emblemën e Kinës e madje edhe portretin e Mao Ce Dun.

Megjithatë kompania kërkoi falje menjëherë në rrjetin social Weibo. Imazhi u nxor në ueb falas por mbi Visual China Group ranë një lumë kritikash edhe nga vetë qytetarët Kinezë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gara 5G: Beteja mes Kinës dhe SHBA-së për të kontrolluar internetin më të shpejtë në botë

Tags >

internet
Lajmet e fundit>