Lajmet

Një kompani që shiste telefonë të enkriptuar kontrollohej nga një bandë kriminale

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Tetor 2019
0
Kjo nuk është aspak idiomë por një histori e vërtetë. MPC një kompani e cila shiste smartfonë dhe që sot nuk ekziston, kontrollohet nga dy banda kriminale e njohur si The Brothers. Një kompani që shiste telefonë të enkriptuar kontrollohej nga një bandë kriminale

Mbase keni dëgjuar për idiomën e dhelprës që ruan shtëpinë por a keni dëgjuar për një kompani e cila prodhon telefonë të enkriptuar por që kontrollohet nga baronë të drogës?

Kjo nuk është aspak idiomë por një histori e vërtetë. MPC një kompani e cila shiste smartfonë dhe që sot nuk ekziston, kontrollohet nga dy banda kriminale e njohur si The Brothers.

Grupi në fjalë në fillim bleu dhe përdori BlackBerry të enkriptuar përpara se të punësonte zhvillues për të ndërtuar një sistem operativ të përshtatur i cili teorikisht u ofronte atyre më shumë privatësi. Nuk dihet se çfarë modele telefonësh banda ka përdorur por MPC ka shitur Nexus 5 dhe 5X me sistem operativ përshtatur.

MPC madje reklamohej si një kompani e ligjshme e cila shqetësohet për privatësinë e përdoruesve duke përdorur imazhe të Eduard Snouden. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sulmohet bursa kriptografike Coinmama, 450 mijë përdorues të prekur

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>