Biznes

Një kompani tjetër e madhe po përgatitet të blejë Bitcoin

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Shkurt 2021
Në Tetorin e vitit të kaluar Square në uebsajtin zyrtar tha se ka blerë 50 milionë dollarë bitcoin që përbënin 1% të aseteve të kompanisë. Një kompani tjetër e madhe po përgatitet të blejë Bitcoin

Jo të gjithë e ndjekin bitcoin me aq kureshtje, por nëse jeni një prej mbështetësve të kësaj kriptomonedhe atëherë e dini se më 8 Shkurt Tesla bleu 1.5 miliardë dollarë prej tyre.

Menjëherë pas lajmit vlera e bitcoin u rrit me 20% në 46 mijë dollarë, niveli më i lartë i arritur ndonjëherë. Por Tesla nuk është i vetmi biznes i madh i interesuar në kriptomonedhat.

Në një intervistë për CNB, CFO i rrjetit social Twitter Ned Segal tha se kompania po konsideron të blejë bitcoin. Investimi i Tesla ka tërhequr vëmendjen e Twitter ndërsa platforma e medias sociale ende nuk ka bërë një lëvizje.

Kur u pyet nëse Twitter do të investonte në bitcoin, Segal dha një përgjigje të drejtpërdrejtë. “Ne duam të dimë nëse njerëzit janë të interesuar të shkëmbejnë bitcoin me ne. Sepse atëherë ne duhet të transferojmë dollarët tonë në bitcoin për transaksionin ose të kemi bitcoin në portofolin tonë për të kompletuar këto lloj transaksionesh,” shpjegoi Ai.

Kujtojmë se kompania simotër e Twitter, Square, është një investitor i madh i bitcoin. Në Tetorin e vitit të kaluar Square në uebsajtin zyrtar tha se ka blerë 50 milionë dollarë bitcoin që përbënin 1% të aseteve të kompanisë.

Gjithashtu CEO i Twitter është një fans i madh i bitcoin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Lufta për lirinë e internetit