Harduer

Një kompjuter gaming që nuk i përgjan asnjë

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Dhjetor 2020
0
Tashmë Tomahawk ka mbërritur dhe është në shitje nga uebsajti i Razer dhe dyqanet e tij fizike në mbarë botën me çmime që fillojnë nga 2,400 dollarë. Një kompjuter gaming që nuk i përgjan asnjë

Razer prezantoi një kompjuter kompakt modular gaming quajtur Tomahawk në fillim të vitit në CES me shpresën se adhuruesit e lojërave kanë për ta blerë.

Pritej që kompjuteri të debutonte në tre mujorin e parë të 2020-ës por kjo nuk ndodhi dhe për arsye të qarta, pandemia e koronavirusit.

Tashmë Tomahawk ka mbërritur dhe është në shitje nga uebsajti i Razer dhe dyqanet e tij fizike në mbarë botën me çmime që fillojnë nga 2,400 dollarë.

Pas 30 ditësh do të shitet edhe tek distributorët zyrtarë të kompanisë. Kompjuteri modular është ndërtuar rreth Intel NUC 9 Extreme Compute Element e cila përmban procesorin, memorien dhe hapësirën SSD së bashku.

Specifikat e sakta janë Core i9-9980HK, 16GB RAM DDR4 dhe 512GB SSD. Memoria e brendshme mbështetet nga një HDD prej 2TB dhe disa modele vinë me kartën grafike Nvidia RTX 3080.

Blerësit kanë mundësi të konfigurojnë kompjuterin sipas nevojave dhe buxhetit nëse Intel NUC nuk mjafton. Kasa përbëhet nga alumin dhe dyer prej xhami me ndriçimin Razer Chrome RGB. Ka dy porta USB-A, dy porta Thunderbolt 3 USB-C, dy porta gigabit Ethernet dhe një portë 3.5mm/TOSLINK. /PCWorld albanian

LEXO EDHE:  Microsoft rrit limiten e grupeve të Teams

Tags >

Razer