Ja se si

Një konfigurim i thjeshtë mund të rrisë shpejtësinë e Wi-Fi hotspot në Android drastikisht

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Korrik 2019
0
“Problemi”, nëse mund të quhet i tillë, qëndron tek një konfigurim i Android ku telefonët me këtë sistem operativ shpërndajnë internetit celular përmes valëve Wi-Fi. Një konfigurim i thjeshtë mund të rrisë shpejtësinë e Wi-Fi hotspot në Android drastikisht

Duke përdorur telefonin tuaj si një hotspot u jep akses në një lidhje interneti kudo dhe është shumë më i sigurtë sesa të përdornin Wi-Fi publik falas.

Por nëse keni një telefon Android, mbase nuk jeni duke marrë maksimumin e shpejtësisë që telefoni mund të ofrojë.

“Problemi”, nëse mund të quhet i tillë, qëndron tek një konfigurim i Android ku telefonët me këtë sistem operativ shpërndajnë internetit celular përmes valëve Wi-Fi në frekuencën e ngadaltë 2.4Ghz në vend të asaj më të shpejtë 5Ghz.

Por pse bën diferencë?

Banda 2.4Ghz është shumë e mirë për të dërguar sinjalin nga router në distanca të mëdha por e bën me shpejtësi më të ngadalta dhe rrezikohet më shumë nga interferencat e pajisjeve të tjera.

Banda 5Ghz është shumë më e shpejtë dhe operon me më pak interferenca edhe pse rangu i saj është i ulët.

Është pikërisht kjo arsye pse routeri në shtëpinë tuaj tregon versione 2G dhe 5G të rrjetit. Duke qenë se telefoni juaj duhet të jetë shumë afër pajisjes tek e cila po lidheni, kufizimet e distancës dhe penetrimit të bandës 5Ghz nuk duhet të përbëjë problem.

Shumica e pajisjeve modern mund të lidhen në Wi-Fi në të dy bandat ndërsa disa modele të vjetra njohin vetëm atë 2.4Ghz.

Mëposhtë ju tregojmë sesi të siguroheni se hotspoti i telefonit tuaj është në bandën 5Ghz.

Në telefonët Samsung

Hapi 1. Shkoni në Settings

Hapi 2. Shtypni “Connections” dhe më pas “Mobile Hotspot and Tethering”

Hapi 3. Shtypni “Mobile Hotspot” dhe më pas tre pika vertikale në skajin e djathtë lart

Hapi 4. Shtypni “Configure Mobile Hotspot”. Këtu mund të ndryshoni emrin e rrjetit dhe fjalëkalimin por nëse shkoni drejt fundit do të shini “Show Advanced Options”

LEXO EDHE:  Komunikimi nëpërmjet rrezeve të dritës

Hapi 5. Duke shtypur opsionin e lart përmendur do të zgjidhni “Use 5Ghz band when available.”

Në telefonët LG

Hapi 1. Shkoni në Settings

Hapi 2. Zgjidhni “Tethering”

Hapi 3. Shtypni “Wi-Fi hotspot” dhe më pas klikoni “Set up Wi-Fi hotspot”

Hapi 4. Në dritaren pop-up që hapet shkoni në fund dhe klikoni “Show advanced options”

Hapi 5. Kaloni nga opsioni 2.4Ghz Band në 5Ghz Band.

Telefonët OnePlus

Hapi 1. Shkoni në Settings

Hapi 2. Zgjidhni “Wi-Fi & Internet”

Hapi 3. Zgjidhni “Hotspot & Tethering” ndjekur nga “W-Fi hostpot”

Hapi 4. Nën AP Band kaloni nga “2.4Ghz Band” në “5Ghz Band”

Po në iOS? Apple nuk lejon përdoruesit e iPhone të ndryshojnë bandën Wi-Fi që emëton telefoni. Për shpejtësitë maksimale është e rekomanduar që të lidhni telefonin me laptopin përmes kabllove USB. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>