Blog

Një kopje e Super Mario Bros shitet për 100 mijë dollarë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Shkurt 2019
0
Sipas Heritage Auctions, loja NES vendosi rekord për një kopje loje edhe pse mund të mos jetë më loja më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë. Një kopje e Super Mario Bros shitet për 100 mijë dollarë

Një kopje origjinale mint e Super Mario Bros për NES është shitur në një ankand për 100,150 dollarë duke e bërë një prej lojërave më të shitura në histori.

Sipas Heritage Auctions, loja NES vendosi rekord për një kopje loje edhe pse mund të mos jetë më loja më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë.

Arsyeja e kësaj vlere marramendëse është edhe fakti se kopja ishte blerë nga një grup koleksionistësh të cilët ndanin pronësinë e lojës.

Loja e prezantuar në 1985 është ruajtur në një qelibar. Kopja është rrallë dhe në një gjendje shumë të mirë.

Kjo nuk është hera e parë që një lojë NES shitet për kaq shumë. Në 2014-ën një kopja e fishekut Nintendo World Championships u shit në eBay për 100,088 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Versioni i ri i After Effects mund të eliminojë objekte të padëshiruara nga videot

Lajmet e fundit>