Blog

Një krah robotik zgjidh kubin Rubik për 4 minuta

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Tetor 2019
0
Ndërsa për njeriut instinktivisht është e lehtë menaxhimi i një situate të tillë edhe me ndërhyrje të objekteve të jashtme, për robotët është sfidë më vete. Një krah robotik zgjidh kubin Rubik për 4 minuta

Një robot arriti të zgjidhë kubin Rubik me vetëm një krah robotik duke demonstruar sesa larg robotët kanë shkuar por gjithashtu edhe sa na ngelet.

Sistemi i OpenAI përdori një simulim kompjuterik për ti mësuar dorës robotike sesi të zgjidhë kubin rubik i cili në të njëjtat kushte do ti merrte një njeriu të vetëm 10,000 vite.

Koha e zgjidhjes së kubit rubik varionte por në tërësi merrte plot 4 minuta. Duke përdorur inteligjencën artificiale dhe robotikën, kubi Rubik u zgjidh në 0.38 sekonda në Mars të 2018-ës nga inxhinierët e MIT.

Ajo që e bën të veçantë përpjekjen e OpenAI është përdorimi i një roboti i ndërtuar jo për këtë qëllim specifik.

Në videon e publikuar nga OpenAI, roboti hasi vështirësi në zgjidhjen e kubit kur ngacmohej nga jashtë si afrimi i një xhirafe.

Ndërsa për njeriut instinktivisht është e lehtë menaxhimi i një situate të tillë edhe me ndërhyrje të objekteve të jashtme, për robotët është sfidë më vete.

OpenAI është themeluar në Tetor të 2015-ës themeluesi i Tesla Elon Musk dhe specialisti i startupeve Sam Altman. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  ICT Awards dhe S4J Aftësi për Punë organizuan në qytetin e Vlorës bootkampin e dytë ICTS

Lajmet e fundit>