Harduer

Një laptop me esencën e një smartfoni, Samsung prezanton Galaxy Book S

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 08 Gusht 2019
0
Vjen në dy ngjyra dhe ka ekran 13-inç me prekje. Samsung thotë se ngjan me një laptop por ka esencën e një smartfoni falë çipit dhe konektivitetit LTE Një laptop me esencën e një smartfoni, Samsung prezanton Galaxy Book S

Prisnim të paktën një surprize nga Samsung ditën e djeshme dhe e morëm. Në fund të aktivitetit Unpacked, Samsung debutoi Galaxy Book S, një sistem të hollë dhe të lehtë krijuar në bashkëpunim me Microsoft dhe Qualcomm.

Laptopi vjen me Windows 10 në një procesor Qualcomm. Një prej dhuntive më të mëdha të çipit të Qualcomm është jetëgjatësia e çmendur e baterisë, plot 23 orë me një karikim të vetëm sipas kompanisë.

Galaxy Book S ka një portë USB-C në të dy anët që do të thotë se mund ta karikoni edhe me adapterin e Galaxy Note 10.

Për këtë arsye kompania ishte shumë proaktive me kompabilitetin e Windows për Note 10. Madje ishte fituar edhe CEO i Microsoft Satya Nadella për të diskutuar partneritetin në rritje mes dy kompanisë i cili ka në shënjestër kë tjetër veç Apple.

Në brendësi të laptopit fshihet një procesor Snapdragon 8cx 7-nanometër me tetë bërthama.

Vjen në dy ngjyra dhe ka ekran 13-inç me prekje. Samsung thotë se ngjan me një laptop por ka esencën e një smartfoni falë çipit dhe konektivitetit LTE. Laptopi ka kamër frontale 720p HD, 8GB RAM, portë microSD, sensor të shenjave të gishtërinjve, sensor drite, altoparlantë AKG stereo dhe teknologjinë Dolby Atmos.

Galaxy Book S del në shitje në Shtator për 999 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja telefoni Samsung që do të sjellë 5G për masat

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>