Blog

Një laptop me gjashtë maluerë famëkeq vlerësohet me 1 milionë dollarë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Maj 2019
0
Projekti është një bashkëpunim me artistit Guo O Dong dhe një kompanie Nju Jorkeze të sigurisë kibernetike quajtur Deep Instinct. Një laptop me gjashtë maluerë famëkeq vlerësohet me 1 milionë dollarë

Një laptop i infektuar qëllimisht me gjashtë maluerë famëkeq përfshirë WannaCry dhe IloveYou, u nxor në ankand në SHBA si një projekt arti.

Në këto momente që shkruajmë shumica më e madhe dhënë për të është 1.1 milionë dollarë. Ankandi thotë se konektiviteti në internet i laptopit Samsung do të çaktivizohet kur pajisje të dërgohet tek fituesi i ankandit.

Laptopti 11 vjeçar është “air-gapped” – një masë sigurie e cila e izolon nga rrjetet e tjera. Në SHBA është e jashtëligjshme të shitet maluer për tu shkaktuar dëm të tjerëve.

Termat dhe kushtet e ankandit thonë se laptopi duhet të blihet si një “pjesë arti ose për qëllime akademike.” Ankandi mbyllet ditën e sotme.

Projekti është një bashkëpunim me artistit Guo O Dong dhe një kompanie Nju Jorkeze të sigurisë kibernetike quajtur Deep Instinct.

Gjashtë maluerët e laptopit janë:

  • WannaCry – ransomware që goditi 150 milionë kompjuterë
  • IloveYou – lançuar në 2000 dhe infektoi 50 milionë kompjuterë në dy javë përfshirë CIA, Pentagonin dhe Parlamentit Britanik
  • MyDoom – një krimb Windows që u përhap në 2004 në kompjuterat Windows
  • SoBig – zbuluar në 2003, 1 në 17 e-mail-e kishte virusin.
  • DarkTequila – një maluer keylogger i dizajnuar për të vjedhur të dhëna financiare dhe kredenciale kyqjeje.
  • BlackEnergy – një maluer përdorur për të sulmuar sistemin elektrik të Ukrainës në 2016-ën.

Ankandi ka tërhequr vëmendjen e shumë ekspertëve të sigurisë kibernetike. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vlera e Reddit shkon në 3 miliardë dollarë

Lajmet e fundit>