Harduer

Një lexues i ri i disqeve vjen nga kompania Pioneer

Publikuar , 19 Tetor 2012
0
Një lexues i ri i disqeve vjen nga kompania Pioneer

Kompania Pioneer njoftoi për nxjerrjen e një lexuesi të ri të disqeve, “Blu-ray drive”.

BDR-2208 do të jetë lexuesi i disqeve më i shpejtë në treg me një Blue-ray burner 15x dhe do të ofrojë një çmim të arsyeshëm.

Në komunikatën për shtyp nga Pioneer, përshkruhen disa karakteristika të pajisjes që kompania mendon se blerësit do ta vlerësojnë.

Ka QuickPlay për të ulur kohën e leximit të diskut, që të jetë i gatshëm për përdorim sapo të hyjë në Blu-Ray drive.

Ka dhe PowerRead që lejon leximin më të shpejtë duke i kaluar pjesët e gërvishtura.

Ka dhe Auto Quiet Mode që rregullon shpejtësinë e rrotullimit, dhe minimizon zhurmën kur jeni duke shikuar filma në Blu-ray ose kur jeni duke dëgjuar muzikë. Gjitha këto aftësi të reja do të jenë të gatshme për përdoruesit.

Duke përdorur quad-layer (shtresa katërfishe) BDR-2208 mund të ruaj rreth 128 GB të dhëna në një disk.

BDR-2208 drive do të vije në treg më vonë këtë muaj me çmimin e shitjes me pakicë prej $99.99. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Black-out masiv telekomunikacioni në Holandë, nuk punoni as numrat e emergjencës

Tags >

CDDVD
Lajmet e fundit>