Lajmet

Një maluer kërcënon të gjithë shfletuesit

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Dhjetor 2020
Në blogun e Microsoft 365 Defender Research kompania detajoi sesi kanë gjurmuar maluerin që prej Majit 2020 dhe shikuar atë të përhapet në mbarë botën. Një maluer kërcënon të gjithë shfletuesit

Sipas Microsoft një fushatë e gjerë me maluerë që ka vënë në shënjestër Google Chrome, Mozilla Firefox, Microsoft Edge dhe Yandex po godet kompjuterët në mbarë botën.

Fushata, aktive që prej muajit Maj 2020, u zbulua në 30,000 pajisje në Gusht dhe është dizajnuar për të injektuar reklama në rezultatet e motorëve të kërkimit.

Në blogun e Microsoft 365 Defender Research kompania detajoi sesi kanë gjurmuar maluerin që prej Majit 2020 dhe shikuar atë të përhapet në mbarë botën.

Malueri njihet me emrin Adrozek. Kjo familje maluerësh shton shtojca nëpër shfletues, ndryshon konfigurimet e tyre dhe injekton reklama në rezultatet e kërkimit. Gjithashtu modifikon një DLL për të mbetur i pazbuluar.

Nëse nuk identifikohet, malueri injekton reklama si në imazhin e paraqitur. Reklamat përmbajnë lidhje që të çojnë nëpër faqe që sulmuesit të fitojë para përmes volumit të trafikut ose klikimeve. Në rastin më të keq dikush mund të blejë nga këto faqe duke humbur paratë.

Në disa shfletues është edhe më i rrezikshëm. Në Firefox Adrozek mund të aktivizojë module shtesë për vjedhjen e kredencialeve. Me pak fjalë vjedh fjalëkalimet e ruajtura në shfletues dhe i dërgon tek sulmuesit.

Adrozek sulmon kryesisht Evropën por edhe Azinë Juglindore. Microsoft arriti ta identifikojë në 159 domaine unike ku secili kishte 17,300 URL. Çdo URL hoston 15,300 shembuj maluerësh.

Nëse keni dyshime se kompjuteri juaj është infektuar, ju rekomandojmë të skanoni me Malwarebytes. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft do të largojë Adobe Flash nga përdorimi në fillim të 2021