Lajmet

Një maluer misterioz po sulmon kompjuterët Mac

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Shkurt 2021
0
Hulumtuesit e quajtën Silver Sparrow. Ky lloj malueri jo vetëm që sulmon kompjuterët Mac me procesorët Intel por edhe modelet e fundit me procesorët M1 të Apple. Një maluer misterioz po sulmon kompjuterët Mac

Ekziston një mendësi se kompjuterët Apple janë imunë ndaj maluerëve. Jo vetëm që nuk është e vërtetë por shpeshherë ato bien pre e sulmeve akoma më të sofistikuara sesa kompjuterët Windows dhe një rast i fundit e provon këtë.

Një raport nga Ars Technica i cili citon hulumtuesit e MalwareBytes dhe Red Canary, tregon për një maluer misterioz që ka goditur afro 30 mijë kompjuterët Mac dhe pasi lëshon infektimin në sistem vetë-shkatërrohet sikur të mos kishte ekzistuar fare.

Hulumtuesit e quajtën Silver Sparrow. Ky lloj malueri jo vetëm që sulmon kompjuterët Mac me procesorët Intel por edhe modelet e fundit me procesorët M1 të Apple.

Objektivi i këtij malueri nuk është i qartë. Deri më 17 Shkurt ka infektuar kompjuterë Mac në 153 vende të botës ku numri më i lartë i tyre është në SHBA, Kanada, Francë dhe Gjermani sipas të dhënave të MalwareBytes.

Hulumtuesit thanë se pavarësisht se nuk kanë arritur të identifikojnë qëllimin e tij, shtrirja, ritmi i lartë i infektimeve dhe kujdesi me të cilin vepron e bëjnë atë një kërcënim tejet serioz. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Zbulohet një problem sigurie që mund të ketë ekspozuar 500 milionë iPhone dhe iPad