Lajmet

Një maluer po vjedh kriptomonedhat e përdoruesve

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Janar 2021
0
Dy aplikacionet e para pretendojnë se ofrojnë një platformë të thjeshtë për të tregtuar kriptomonedha ndërsa i treti thotë se është aplikacion pokeri në kriptomonedha. Një maluer po vjedh kriptomonedhat e përdoruesve

Firma e sigurisë Intezer Las zbuloi disa operacione të reja me maluerë kur kriminelët kibernetikë krijonin aplikacione të rreme kriptomonedhash në mënyrë që të mashtronin përdoruesit në instalimin e maluerëve në sistemet e tyre dhe vjedhur paratë.

Fushata u zbulua në Dhjetor të 2020-ës por grupi filloi të shpërndante maluerin që prej 8 Janarit 2020. Hulumtuesit thonë se hakerët kanë përdorur tre aplikacione për skemën: Jamm, eTrade/Kintum dhe DaoPoker.

Dy aplikacionet e para pretendojnë se ofrojnë një platformë të thjeshtë për të tregtuar kriptomonedha ndërsa i treti thotë se është aplikacion pokeri në kriptomonedha.

Të tre vinë në versione për Windows, Mac dhe Linux ndërtua me një strukturë aplikacionesh quajtur Electron. Malueri që fshihet brenda tyre u quajt ElectroRAT.

Ai është në gjendje të regjistrojë butona e shtypur, të realizojë screenshot, të ngarkojë skedarë në disk, të shkarkojë skedarë dhe të ekzekutojë komanda në pajisjen e viktimës.

Sipas hulumtuesve të Intezer malueri është përdorur për të grumbulluar çelësat e portofolëve në kriptomonedha dhe boshatisur llogaritë.

Besohet se afro 6,500 përdorues janë infektuar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Firma Kanadeze e kriptomonedhave falimentoi sepse ishte skemë ponzi