Lajmet

Një marifet i thjeshtë shmang çdo reklamë dhe paywall

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Qershor 2020
0
Problemi është i kufizuar vetëm në shfletuesit desktop dhe jo mobile por tek ky i fundit mund të përdorni opsionin “Request Desktop Site” për ta bërë të funksionojë. Një marifet i thjeshtë shmang çdo reklamë dhe paywall

Disa njerëz provojnë metoda nga më të ndryshmet dhe më të sofistikuarat në internet për të shmangur reklamat dhe paywall-et. Por në shumë rast tejkalimi i këtyre pengesave është aq e thjeshtë sa shtimi i një shenje pikësimi në domainin e uebsajtit.

Me pak fjalë nëse nuk jeni një abonent në YouTube Premium, domaini youtube.com/pcworldalbanian do të tregojë reklama ndërsa youtube.com./pcworldalbanian i kapërcen ato. Kaq e thjeshtë.

Problemi është i kufizuar vetëm në shfletuesit desktop dhe jo mobile por tek ky i fundit mund të përdorni opsionin “Request Desktop Site” për ta bërë të funksionojë.

Ekzistenca e këtij problemi u zbulua në rrjetin social Reddit. Metoda nuk funksionon vetëm me YouTube por edhe paywall-et e The New York Times, Wired, The Washington Post, The Atlantic e shumë të tjerë.

Sigurisht tani që problemi u identifikua nuk do të kalojë shumë kohë përpara se të adresohet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Smartfoni më i ri i Sony nuk duhet të injorohet

Tags >

youtube