Biznes

Një MINI me energjitë e një laptopi

Publikuar , 07 Nëntor 2008
0
Një MINI me energjitë e një laptopi

Në vartësi të vendit ku blihet mund të vijë me SUSE Linux Eterprise Desktop, Windows Vista ose Windows XP. Çmimi në Shtetet e Bashkuara fi llon nga 500 dollarë e sipër, por nuk është ky çmimi i shitjes në Evropë dhe gjetkë.Ka një tastierë me rreth 90% të sipërfaqes së zakonshme të një notebook, e cila është e mbrojtur dhe ndaj ujit dhe gërvishtjeve të tasteve me një veshje speciale. Mbështjellja e jashtme e makinës është modeluar me alumin, kurse shasia me magnez të anodizuar. Monitori ka mbrojtje të veçantë nga një shtresë plexiglass por dhe harddisku nuk është lënë pas dore dhe është pajisur me një açelerometër që tërheq gjilpërat e leximit nga pllakat e harddiskut, kur kompjuteri bie ose goditet.

Edhe paraqitja e Mini-Note PC është shumë e veçantë. Butonat e mausit nuk gjenden nën touchpad por anash saj, si për të kompensuar disi për përmasat e vogla të saj. Bateritë ndryshojnë sipas zgjedhjes nga tre në gjashtë qeliza që japin respektivisht 2 dhe 4 orë punë.Storage vjen me mundësi të shumta me harddisk ose SSD(Solid State Drive). Me gjithë se sistemet operative të ofruara janë SuSE Linux, Microsoft Windows Vista Home ose Business, Mini-Note PC vjen në disa raste me mundësinë downgrade, në Windows XP Professional.

Duket se të gjithë ata që e kanë provuar kanë pëlqyer tastierën, si shumë të rehatshme dhe monitorin për rezolucionin e lartë që ofron.Ndër të metat mund të nënvizojmë vendosjen e butonave të mausit anash që për shumë përdorues mund të jenë një problem deri sa të mësohen, si dhe shkëlqimin e tepërt të monitorit që e bën më të vështirë punën jashtë në ambient me shumë dritë. Ka pasur kritika për procesorin dhe baterinë. Megjithatë, HP është shprehur se kjo seri është hedhur në treg për të plotësuar kërkesat e një tregu të veçantë dhe se ka shumë mundësi që gjenerata e dytë e Mini-Note PC mund të ketë një procesor më të fuqishëm. Megjithatë HP 2133 Mini-Note PC është një makinë që ke qejf ta kesh ne duar e ta përdorësh.

LEXO EDHE:  Rritet numri i përdoruesve të Snapchat

Kritikat janë drejtuar me të drejtë në atë që mund të bëhej më mirë, por duke pasur parasysh se përse do të përdoret, kjomakinë është një perlë e vërtetë e mbushur me tipare dhe shumë premtuese. Dizajni i shkëlqyer e bën një makinë të veçantë me të cilën do dukesh.

Lajmet e fundit>