Siguri

Një në katër hakerë, është FBI!

Publikuar , 08 Qershor 2011
0
Një në katër hakerë, është FBI!

Gazeta “The Guardian” ka zbuluar në një hetim se një në katër hakerë është një informues për FBI, kurse shumë prej tyre janë anëtarë në forume ku shiten informata ilegale të marra gjatë këtyre aksioneve. 

Sikurse në filma, informantët rekrutohen me oferta për periudha kohore të reduktuara të qëndrimit në burg dhe mundësisë për përfitim financiar. 

Zyrtarisht FBI nuk komenton metodat e saja, por një zëdhënës ka thënë se agjentët përcjellin ligjet dhe parimet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zbatojnë ligjet për shfrytëzimin e informuesve, duke shtuar se secili rast dallon prej tjetrit. /pcworldalbanian 

LEXO EDHE:  Shfletuesit kryesorë braktisin standardin 20 vjeçar të sigurisë në internet TLS 1.0 dhe 1.1

Lajmet e fundit>