Harduer

Një opsion i ri sigurie në iOS 12 nuk lejon karikimin e iPhone XS dhe XS Max

Oct 1 2018
0 Shpërndarje
Madje një prej Youtuberave më të shquar të teknologjisë Unbox Therapy realizoi një video ku testoi problemin në fjalë dhe në të vërtetë e provoi. Një opsion i ri sigurie në iOS 12 nuk lejon karikimin e iPhone XS dhe XS Max

Disa përdorues të iPhone XS dhe XS Max raportuan probleme me karikimin e telefonëve.

Ata shprehen se iPhone-t e tyre nuk karikohen kur lidhen me një burim elektriciteti.

Problemi shfaqet kur përdoruesit vendosin në karikim telefonët e tyre të cilët janë në gjendjen “Sleep Mode” dhe ekrani i tyre është i fikur.

Madje një prej Youtuberave më të shquar të teknologjisë Unbox Therapy realizoi një video ku testoi problemin në fjalë dhe në të vërtetë e provoi.

Disa XS dhe XS Max nuk karikoheshin deri ai manualisht ndizte ekranin.

Keqfunksionimi mund të vijë nga një opsion i ri sigurie i iOS 12 i cili bllokonte aksesin në portën USB të iPhone pas një periudhe kohe pa hyrë në telefonin e kyçur.

Kështu telefoni nuk mund të kompromentohej lehtësisht duke përdorur pajisje të jashtme.

Apple ende nuk ka komentuar ngjarjen por ju sigurohuni që kur iPhone XS apo XS Max të jetë në karikim, telefoni të mos jetë me ekran të fikur. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>