Lajmet

Një partner reklami i Instagram gjurmuar vendndodhjen e miliona përdoruesve të Instagram

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 08 Gusht 2019
0
Rasti më i fundit nxjerr në pah edhe njëherë tjetër problemet me politikat e Facebook dhe shfrytëzimin e hendeqeve të tilla për të cenuar privatësinë e përdoruesve. Një partner reklami i Instagram gjurmuar vendndodhjen e miliona përdoruesve të Instagram Photo Source: Omar Marques/SOPA Images/LightRocket via Getty Images

Problemet e Facebook me privatësinë nuk kanë të ndaluar edhe pas gjobës së FTC. Kompania largoi firmën e marketingut Hyp3r nga platforma e reklamave të Instagram pasi Business Insider raportoi se agjencia ka grumbulluar sasi të mëdha të dhënash në shkelje me rregulloren e rrjetit social.

Hyp3r ka shfrytëzuar një problem sigurie për të grumbulluar vendndodhjen specifike të miliona postimeve publike. Gjithashtu ka shkelur termat shërbimit duke ruajtur historitë publike dhe marrë të dhëna nga profilet.

Kompania nuk ka grumbulluar asnjë informacion privat por ka krijuar profile të detajuara të përdoruesve pa leje duke i bërë përdoruesit të ndihen të parehatshëm falë reklamave të shënjestruara dhe komenteve surprizë.

Hyp3r ka shfrytëzuar ndryshimet në privatësi të bërë nga Facebook pas skandalit Cambridge Analytica.

Shefi i Hyp3r Carlos Garcia tha se kompania e tij kishte përmbushur të gjitha kritere dhe rregulloret e privatësisë së konsumatorëve. Gjithashtu theksoi se kompania e tij nuk ka parë asnjëherë përmbajtje private.

Facebook mendon ndryshe dhe thotë se Hyp3r ka shkelur politikat e përdorimit. Rrjeti social ndërmori masa për të ndaluar grumbullimin e të dhënave të tilla.

Rasti më i fundit nxjerr në pah edhe njëherë tjetër problemet me politikat e Facebook dhe shfrytëzimin e hendeqeve të tilla për të cenuar privatësinë e përdoruesve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft rifillon shitjen e laptopëve Huawei

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>