Lajmet

Një përditësim në iPhone e bën më të lehtë kyçjen në rast se Face ID nuk punon

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Prill 2020
Face ID është i disponueshëm në iPhone e lançuar vitet e fundit si iPhone X, iPhone XS, iPhone XS Max, iPhone XR, iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max. Një përditësim në iPhone e bën më të lehtë kyçjen në rast se Face ID nuk punon

Apple së shpejti do të lançojë një përditësim në iPhone i cili e bën më të lehtë shkrimin e një kodi në rastet kur Face ID nuk punon siç duhet.

E gjitha kjo pritet të përshpejtojë procesin e kyçjes në telefon në momente kur ky i fundit nuk ju njeh si përshembull nëse mbani një maskë fytyre apo jeni në ambiente të errëta.

Kur përditësimi të debutojë, ata që përdorin një iPhone me Face ID mund të aksesojnë fushën e fjalëkalimit duke tërhequr nga poshtë lart në ekran.

Procesi është ndryshe nga sa jemi mësuar. Nëse keni të aktivizuar Face ID, iPhone do të tentojë tu identifikojë fytyrën përpara se të prezantojë fushën e fjalëkalimit duke rezultuar në vonesa që mund tu irritojnë.

Face ID është i disponueshëm në iPhone e lançuar vitet e fundit si iPhone X, iPhone XS, iPhone XS Max, iPhone XR, iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max.

Kjo teknologji funksionon duke projektuar 30,000 pika të padukshme infra të kuqe për të krijuar një hartë thellësie të fytyrës.

Përditësimi vjen në një kohë kur përdoruesit e iPhone janë ankuar për mos funksionimin e Face ID ndërsa mbanin maska. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi të hapni Chrome me një komandë në tastierë