Lajmet

Një përdorues thyen rekord me Windows 10

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Prill 2020
0
Gradualisht reduktoi memorien RAM në 256MB dhe më pas në 192MB. Ai kishte tentuar ta zbriste deri në 128MB RAM por kishte marrë ekranin blu të vdekjes. Një përdorues thyen rekord me Windows 10

Që të përdorësh Windows 10, standardi është një kompjuter me 1GB RAM. Por një 16 vjeçar postoi në rrjetin social Twitter foto të Windows 10-ën në 192MB RAM.

Progresin e tij me instalimin e Windows 10-ës në një pajisje të tillë ai e shpjegoi në Twitter dhe e filloi me 512MB RAM. Ai kishte përdorur Virtualbox në një kompjuter desktop Dell Inspiron 3670 me Arch Linux.

Gradualisht reduktoi memorien RAM në 256MB dhe më pas në 192MB. Ai kishte tentuar ta zbriste deri në 128MB RAM por kishte marrë ekranin blu të vdekjes.

Ai nuk kishte ndonjë qëllim me këtë testim, thjesht të provonte se deri ku mund të shkonte Windows 10. Të gjitha versionet të cilat erdhën pas Windows XP në 2001 kanë kërkuar të paktën 1GB RAM.

Me vetëm 192MB RAM ai kishte pritur për 3 minuta që kompjuteri të ndizej dhe mund të përdorte vetëm task manager, CMD dhe eksploruesin e skedarëve duke i ngelur vetëm 15MB RAM lirshëm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bill Gates: Steve Jobs bënte "magji"