Biznes

Një përplasje mes dy kompanive të prodhimit të çipeve kërcënon shitjet e telefonit më popullor në botë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Gusht 2019
0
GF kërkon të ndalojë importimin e çipeve që janë prodhuar me teknologjinë në fjalë. Firma thotë se konsumatorët do të mund të blejnë produktet alternative nga Samsung dhe LG të cilët nuk janë përmendur në padinë e bërë. Një përplasje mes dy kompanive të prodhimit të çipeve kërcënon shitjet e telefonit më popullor në botë

Një betejë ligjore mes dy firmave të çipeve mund të çojë në ndalimin e shitjeve të një prej telefonëve më popullor në botë.

Produktet e Apple dhe Google mund të përfundojnë duke u hequr nga dyqanet për shkak të një përplasjeje patentash mes dy kompanive.

Kompania Amerikane GlobalFoundries kërkon ndalimin e shitjes së produkteve që përdorin procesorët e prodhuar nga rivali Tajvanez TSMC në SHBA dhe Evropë.

TSMC i ka përshkruar pretendimet e GlobalFoundries të pabaza. Sipas këtij të fundi, pronësia e tij intelektuale është përdorur në mënyrë të paligjshme në iPhone XS dhe smartfonët Pixel por jo vetëm.

Thotë se kompanitë e tjera si Nvidia, Asus, Motorola dhe OnePlus që mbështeten në teknologjinë e TSMC mund të përfundojnë viktimat të kësaj përplasjeje.

Kompania me seli në Kaliforni kërkon dëmshpërblime të mëdha sepse TSMC ka përfituar miliardë dollarë përmes teknologjisë së patentuar thotë GlobalFoundries.

GF kërkon të ndalojë importimin e çipeve që janë prodhuar me teknologjinë në fjalë. Firma thotë se konsumatorët do të mund të blejnë produktet alternative nga Samsung dhe LG të cilët nuk janë përmendur në padinë e bërë.

“Kjo padi është me qëllim që të mbrohen investimet dhe inovacionet tona në SHBA dhe Evropë” u shpreh një zyrtar i lartë i GF. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  3 arsye pse iPad Pro-t e rinj nuk e zëvendësojnë dot një laptop

Lajmet e fundit>