Blog

Një pjesë e madhe e internetit ishte offline për 25 minuta

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Korrik 2020
Cloudflare e konfirmoi problemin duke lajmëruar të prekurit përmes një e-mail-i dhe ndërprerja nuk ka ardhur si rezultat si një sulmi. Një pjesë e madhe e internetit ishte offline për 25 minuta

Shumica e uebsajteve kryesore ishin të parritshme pasditen e së Premtes dhe kjo për shkak të problemeve që pati shërbimi DNS 1.1.1.1 i Cloudflare.

Ndërprerja zgjati për 25 minuta përpara se komunikimi dhe lidhjet të riktheheshin në normalitet. Raportime e para sugjeronin se edhe Google DNS mund të ishte prekur por Google Cloud tha se nuk ka pasur probleme.

Cloudflare e konfirmoi problemin duke lajmëruar të prekurit përmes një e-mail-i dhe ndërprerja nuk ka ardhur si rezultat si një sulmi.

Një router kishte transferuar informacione të gabuara duke bllokuar segmente të ndryshme të infrastrukturës së Cloduflare.

Discord, Feedly, Politico, Shopify dhe League of Legends patën të gjithë probleme. Jo vetëm që uebsajte të mëdha kishin rënë, por edhe ato që duhet të raportonin ndërprerje të tilla.

DNS, Domain Name System, është një pjesë integrale e uebit që lidh domainet me adresat IP. Ofruesit e shërbimeve të internetit kanë zakonisht sistemet e tyre por për shkak të performancës së keqe përdorin alternativa si Google DNS, Cloudflare apo OpenDNS. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google u jep një arsye përdoruesve të iPhone të përdorin Gmail