Biznes

Një postim i Musk në Twitter dhe vlera e Bitcoin rritet me 20%

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Janar 2021
Musk shtoi #bitcoin në Twitter-in e tij mëngjesin e së Premtes. Më pas dërgoi një cicërimë ku thothte: "Në retrospektivë, ishte e pashmangshme." Një postim i Musk në Twitter dhe vlera e Bitcoin rritet me 20%

Çmimi i bitcoin u rrit me 20% mëngjesin e së Premtes ndërsa Elon Musk shtoi hashtagun #bitcoin në biografinë e profilit të tij në Twitter.

Monedha virtual u rrit me shpejtësi duke shtuar 5,000 dollarë në vlerë në 37,299 dollarë sipas CoinDesk. Më pas vijoi të tregtohej 17% më lart sesa një ditë më parë në rreth 36,600 dollarë.

Musk shtoi #bitcoin në Twitter-in e tij mëngjesin e së Premtes. Më pas dërgoi një cicërimë ku thoshte: “Në retrospektivë, ishte e pashmangshme.”

Kjo javë ka qenë e luhatshme për vlerën e stoqeve siç ishte rasti i kompanive GameStop dhe AMC të cilët dramatikisht u rritën pasi investitorët amatorë u inspiruan nga forumi në Reddit WallStreetBets.

Një tjetër grup në Reddit, SatoshiStreetBets, bëri që investitorë të hedhin para në Dorgecoin duke rritur vlerën e saj me 800% në 24 orë.

Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë arriti rekordin e 41,940 dollarëve këtë muaj përpara se të tërhiqej në 30 mijë dollarë. Që prej fillimit të vitit është rritur me 25% dhe gjatë 2020-ës vlera është katërfishuar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung prezanton telefonin e dytë me palosje për këtë vit