Blog

Një prej ekonomistëve më në zë të Eurozonës: Bitcoin pjellë e keqe e krizës financiare

Nov 15 2018
0 Shpërndarje
Megjithatë ai nuk e mohoi faktin se bitcoin është një ide e mençur dhe nuk është shprehur pro mendimit të shefit të BIS i cili e quanter monedhën një kombinim mes një flluske dhe një skemë ponzi. Një prej ekonomistëve më në zë të Eurozonës: Bitcoin pjellë e keqe e krizës financiare

Një prej ekonomistëve më në zë të eurozonës u shpreh se kriptomonedha më popullore në botë ishte një “ide jashtëzakonisht e mençur” por që vuante nga “probleme të shumta.”

Benoît Cœuré, i cili është pjesë e bordit ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane, e lëshoi këtë deklaratë në Konferencën e Ekonomisë së Pagesave IX e cila po mbahet në Bazel të Zvicrës.

Cœuré, i cili drejton Komitetin e Pagesave dhe Infrastrukturës së Tregjeve pranë Bank of International Settlements – e cila konsiderohet edhe si banka e bankave qendrore – foli gjerësisht për teknologjinë e kriptomonedhave dhe sesi bankat qendrore mund ta përdorin në pagesat dhe transaksionet e tyre.

Duke vënë theksin tek krijimi i monedhës gjatë Recensionit të Madh Financiar të viteve 2007-2008, Cœuré tha se bitcoin është pjellë e keqe e krizës financiare.

Megjithatë ai nuk e mohoi faktin se bitcoin është një ide e mençur dhe nuk është shprehur pro mendimit të shefit të BIS i cili e quante monedhën një kombinim mes një flluske dhe një skemë ponzi.

Shpresoj që të mos më godasë rrufeja për këto që po them këtu në Bazel, por Bitcoin është një ide e mençur. Për fat të keq jo çdo ide e mençur është e mirë njëkohësisht. Mundësitë që blockchain ofron janë të shumta, por problemet e bitcoin nuk mungojnë gjithashtu,” tha Cœuré.

Ekonomisti Francez vijoi më tej duke thënë se 2/3 e bankave qendrore janë duke eksploruar mundësitë e përdorimit të teknologjisë së regjistrave të decentralizuar për të krijuar monedhat e tyre dixhitale. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>