Harduer

Një prej emrave më të njohur të komunitetit Linux ndërron Intel për AMD

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Maj 2020
0
Torvalds nuk dha informacione për sistemin që përdor por modeli 3970x kërkon një fole sTRX4 për tu instaluar që u shfaq tek bordet e para në 2019. Një prej emrave më të njohur të komunitetit Linux ndërron Intel për AMD

Një prej emrave më të njohur të komunitetit Linux, Linus Torvalds zbuloi se kishte zëvendësuar një procesor Intel në kompjuterin e tij me një procesor AMD Ryzen Threadripper 3970x me 32 bërthama.

Gjatë një interviste ai tha se emocioni i tij më i madh i javës është instalimi i një procesori të ri në kompjuterin e tij i cili nuk është Intel.

“Kompjuteri im sot ka një AMD Threadripper 3970x,” tha Torvalds. Ai vijoi duke thënë se sistemet që tani ai përdor janë 3 herë më të shpejta sesa kanë qenë më parë.

Torvalds nuk dha informacione për sistemin që përdor por modeli 3970x kërkon një fole sTRX4 për tu instaluar që u shfaq tek bordet e para në 2019.

The Register shkon deri atje sa të spekulojë se Torvalds ka blerë një kompjuter të ri. Sidoqoftë, kompjuter i Torvalds ka më shumë bërthama procesorike sesa Intel mund të ofrojë aktualisht.

Procesori më i mirë i Intel ka aktualisht 18 bërthama. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Laptopi i Origin nuk është si gjithë të tjerët