Lajmet

Një prej funksioneve më të mira të Chrome në mobile vjen edhe në desktop

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Korrik 2020
0
Google e bën të qartë se opsioni do të vijë në platformat desktop macOS, Windows, Linux dhe Chrome OS. Një prej funksioneve më të mira të Chrome në mobile vjen edhe në desktop

Përdoruesit e versionit desktop të Chrome së shpejti do të përfitojnë nga një prej opsioneve me të spikatura në mobile që ka qenë i disponueshëm në iOS prej vitesh.

“Read Later” bën të mundur ruajtjen e artikujve për ti aksesuar më vonë. Opsioni është i ngjashëm me ato që gjenden në Microsoft Edge ose Firefox dhe elimonon nevojën për të mbajtur dhjetëra tabe hapura.

Opsioni gjendet i fshehur në versionet eksperimental të Chrome 86 dhe mund të aktivizohet duke vizituar nga fusha e adresës chome://flags.

Shpjegimi i opsionit thotë se “do të lejojë përdoruesit të ruajnë tabet për ti hapur më vonë.” Google e bën të qartë se opsioni do të vijë në platformat desktop macOS, Windows, Linux dhe Chrome OS.

Edhe pse është prezent, nuk është ende funksional dhe qartësisht duket në fazat e para të zhvillimit andaj mbetet një enigmë se kur do të mbërrijë tek përdoruesit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Notepad nuk do të ikë asgjëkund dhe mbetet pjesë e Windows 10