Lajmet

Një prej hakerëve më në zë të Rusisë bie në duart e SHBA

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Qershor 2020
0
Në Rusi ishte një prej hakerëve më në zë, dhe qeveria Ruse mbase ishte e shqetësuar se Burkov ka informacion më tepër sesa duhej rreth operacioneve të hakimit në vend. Një prej hakerëve më në zë të Rusisë bie në duart e SHBA

Një haker rus veçanërisht i suksesshëm në anën e errët të historisë do të kalojë një kohë të mirë prapa hekurave në SHBA. Një gjykatës federal e ka dënuar me 9 vite burgim Aleksei Burkov, një prej drejtuesve kryesor të një forumi të elitës së krimit kibernetik.

Mbi të rëndojnë akuza me deri në 15 vite burgim.

Forumi DirectConnection ishte shtëpia e hakereve ku mund të shisnin sende të vjedhura përsa kohë kishin një depozitë prej 5,000 dollarësh dhe mbështetjen e të paktën tre anëtarëve ekzistues të forumit.

Akuzat e ngarkuara Burkov kishin të bënin edhe me kontrollin e një uebsajte që shiste karta krediti të vjedhura me emrin Cardplanet. Mbi 20 milionë blerje të jashtëligjshme janë bërë duke përdorur karta krediti të vjedhura.

Burkov u arrestua në Izrael në 2015-ën dhe duhej të ishte ekstraduar në SHBA në 2017-ën, megjithatë Rusia e kundërshtoi këtë proces për disa vite.

Në Rusi ishte një prej hakerëve më në zë, dhe qeveria Ruse mbase ishte e shqetësuar se Burkov ka informacion më tepër sesa duhej rreth operacioneve të hakimit në vend.

Rusia dështoi në përpjekjen e saj ndërsa Burkov do të kalojë disa vite të mira në SHBA. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  SHBA mund të bllokojë aplikacionet Kineze