Lajmet

Një prej njerëzve më të afërt të Zuckerberg largohet nga Facebook

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Shkurt 2022
Thiel është një prej mbështetësve të fortë të ish presidentit Amerikan Trump. Një prej njerëzve më të afërt të Zuckerberg largohet nga Facebook

Peter Thiel ka vendosur të largohet nga bordi drejtues i Meta, pas mëse 16 vitesh pjesë e kompanis si një prej investitorëve më të hershëm.

Thiel ka këshilluar Zuckerberg që në ditët e para të Facebook. Ai ju bashkua bordit të medias sociale në 2005 pasi investoi 500 mijë dollarë.

Zuckerberg e ka quajtur një prej sipërmarrësve më të mëdhenj të kohëve tona. Miliarderi është një prej figurave më kontroverse të bordit të Meta.

Pasi bashkëthemeloi PayPal, ai nisi kompaninë e re Palantir Technologies, një firmë e specializuar në data mining dhe analytics duke punuar për disa agjenci shtetërore.

Firma investuese e Thiel, Founders Fund, ishte një prej investitorëve të Oculus gjithashtu. Ai ka financuar edhe padinë multi-milionëshe që çoi në falimentimin e Gawker Media në 2016-ën.

Thiel është një prej mbështetësve të fortë të ish presidentit Amerikan Trump. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shërbimet celulare, vazhdon rritja e konsumit të internetit por bie konsumi i thirrjeve telefonike dhe SMS