Biznes

Një prej prodhuesve më të vjetër të laptopëve tërhiqet pas 35 vitesh

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Gusht 2020
0
Në 2016-ën ndaloi se prodhuari laptopë për tregun Evropian. Një vit më parë kompania kishte postuar 318 milionë dollarë humbje. Një prej prodhuesve më të vjetër të laptopëve tërhiqet pas 35 vitesh Photo Source: JOHANN H. ADDICKS/WIKIPEDIA

Gjiganti Japonez Toshiba shiti aksionet e fundit në prodhuesin e kompjuterëve personalë Dynabook. Me këtë lëvizje firma nuk do të ketë më lidhje me prodhimin e kompjuterëve apo laptopëve.

Sharp bleu 80% të divizionit të kompjuterëv etë Toshiba në 2018 për 36 milionë dollarë dhe tashmë ka blerë pjesën e ngelur të aksioneve.

Laptopi i parë Toshiba T1100 u lançua në 1985. Peshon 4kg dhe punonte me disqe floppy 3.5-inç. Në 2011 Toshiba kishte shitur mëse 17 milionë kompjuterë ndërsa në 2017-ën kjo shifër kishte rënë në 1.9 milionë.

Në 2016-ën ndaloi se prodhuari laptopë për tregun Evropian. Një vit më parë kompania kishte postuar 318 milionë dollarë humbje.

Po të njëjtin vit presidenti dhe zëvendës presidenti i kompanisë dhanë dorëheqjen pasi një panel i pavarur kishte gjetur që kompania ka ekzagjëruar fitimet në 6 vitet e kaluara. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  WordPress sjell opsionin e shumëkërkuar

Tags >

toshiba