Harduer

Një prej smartfonëve të shumëpërfolur të Samsung në 2020-ën do të rikthehet këtë vit

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Prill 2021
Smartfoni do të ngjajë thuajse njëlloj si seria Galaxy S21 por me një dizajn më tradicional. Një prej smartfonëve të shumëpërfolur të Samsung në 2020-ën do të rikthehet këtë vit

Nisur nga përgjigja dhe kërkesa e fortë që mori versioni i parë i flagshipit buxhetor Galaxy S20 FE, të gjithë presin që Samsung ta pasojë me një pasardhës.

Tashmë fotot e para poster të smartfonit janë publikuar online dhe që besohet se i përkasin Galaxy S21 FE. Smartfoni do të ngjajë thuajse njëlloj si seria Galaxy S21 por me një dizajn më tradicional.

Ekrani i S21 FE do të jetë 6.4-inç, paksa më i vogël sesa S20 FE me tre kamera të pasme edhe një kamër selfie “hole-punch.” Ky raport i publikuar sot nuk përmban informacione rreth specifikave por pritet të ketë teknologjinë më të fundi 120Hz të ekranit dhe procesorin flagship Exynos ose Snapragon.

Por duhet të bëni durim sepse Samsung nuk prezantoi S20 FE deri në Shtator vitin e kaluar dhe duhet të presim të paktën deri në Vjeshtë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një hulumtim thotë se koronavirusi mund të jetojë deri në 28 ditë mbi ekranet e smartfonëve