Harduer

Një printer i ri 3D mund të printojë kopje të objekteve

Publikuar , 12 Dhjetor 2014
0
Një printer i ri 3D mund të printojë kopje të objekteve

scaled-4971Tashmë mund të themi me plotgojën se po hyjmë në atë që quhet “Dekada e Printimit 3D”. Risia më e fundit në këtë fushë është printer XYZPrinting da Vinci 1.0 AiO. Ky është një kuti e mbyllur ku përfshihet një sistem i plotë printimi ABS 3D dhe një skaner me lazer 3D që mund të printojë kopje 3D të objekteve.

Një tavolinë që qëndron poshtë kësaj platforme e shtyn objektin, kopja e të cilit do të printohet, lehtë ndërkohë që lazeri bën konturimin e tij me detaje. Objekti rezultat mund të printohet direkt nga kjo pajisje pa pasur nevojë për diçka shtesë. Konkretisht kemi të bëjmë me një kopjues 3D që përdor objekte të vërteta si në input dhe në output. Madje printimet janë tepër reale dhe të detajuara. Edhe pse AiO mund të mos jetë printeri më i mirë 3D që ekziston ai padyshim është shumë funksional kur bëhet fjalë për printimin e një objekti në shtëpi apo në zyrë.

Disa vite më parë kjo gjë cilësohej si tërësisht e pamundur, por sot është bërë plotësisht realitet. Gjëja me e mirë rreth këtij printer është çmimi i tij, ai kushton vetëm 799 $. Vetëm me kaq para ju mund të keni një printer dhe skaner 3D me përmasa 7.8×7.8.x7.5 inch. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Samiti Trump-Kim nuk ndalon sulmet e hakerëve Koreano-Verior ndaj Perëndimit

Lajmet e fundit>