Lajmet

Një problem i Internet Explorer është aq kritik saqë mund sulmoheni pa e përdorur fare

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Prill 2019
0
Aktualisht miliona përdorues mbeten në rrezik dhe e vetmja mënyrë për të shpëtuar është ose duke fikur Internet Explorer ose ndryshuar aplikacionin që hap skedarët MHT. Një problem i Internet Explorer është aq kritik saqë mund sulmoheni pa e përdorur fare

Microsoft Internet Explorer ka krijuar një reputacion të keq për sigurinë dhe kjo vlen edhe sot e kësaj dite.

Një zbulim i fundit nga hulumtuesit thotë se ju mund të bini viktimë e një sulmi pa bërë asgjë, thjeshtë duke pasur të instaluar në kompjuter.

Problemi qëndron tek formati i arkivit së uebit MHT të cilin hakerët mund ta përdorin për të përgjuar përdoruesit e Windows dhe vjedhur të dhënat e tyre lokale.

Duke qenë se Windows hap skedarët MHT duke përdorur Internet Explorer, përdoruesit nuk kanë fare nevojë të hapin shfletuesin për të qenë në rrezik.

E gjitha që duhet të bëjnë që hakerët të kenë një shans për të sulmuar është të hapni një bashkëngjitje të dërguar nga chati ose e-mail-i.

Problemi prek Windows 7, Windows 10 dhe Windows Server 2012 R2. Problemi nuk do të kishte qenë aq kritik sikur të mos ishte zbuluar publikisht. Hulumtuesi i sigurisë John Page vendosi të publikonte informacionet e problemi sepse Microsoft nuk kishte pranuar të dërgonte një përditësim urgjent.

Microsoft mësohet të ketë thënë se një përditësim do të dërgohet në versionet e ardhshme të Windows. Aktualisht miliona përdorues mbeten në rrezik dhe e vetmja mënyrë për të shpëtuar është ose duke fikur Internet Explorer ose ndryshuar aplikacionin që hap skedarët MHT. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Skype sjell funksionin e munguar në platformat mobile

Lajmet e fundit>